Osmani: Duhet respektuar marrëveshja fituesi i palës shqiptare me fituesin e palës maqedonase

Lidhur me takimet e Ali Ahmetit me kryetarin e VMRO DPMNE’së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev të LSDM’së, i ftuar në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i BDI – së Bujar Osmani ka paralajmëruar formimin e qeverisë së ardhshme me qëllim të implementimit të të gjitha rekomandimeve dhe parimeve të dala nga Marrëveshja e arritur dhe e sponsorizuar ndërkombëtarisht edhe nga Uashingtoni e Brukseli.

“Kemi filluar bisedimit me partinë maqedonase për të formuar qeverinë e re. Ekzistojnë dilema brenda partisë së çfarë rruge do e zgjedhim ne. Në tavolinë kemi pesë opsione të mundshme: të bëjmë koalicion me partinë fituese të komuniteti maqedonas. Është ky një parim shumë i rëndësishëm të cilin e kemi nënshkruar gjithashtu në Marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fituesi te pala maqedonase formon qeverinë me fituesin te pala shqiptare dhe në këtë mënyrë respektohet vullneti i dy komuniteteve shumicë në vend. Opsioni i dytë është bërja koalicion me partinë humbëse te komuniteti maqedonas. Këtu ekziston një presion mediatik dhe i opinionit për të zgjedhur këtë variant”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI – së, Bujar Osmani, transmeton portali Sakte.net

Ai nuk e ka përjashtuar edhe opsionin e zgjedhjeve të parakohshme nëse nuk arrihet një marrëveshje midis partive politike shqiptare dhe maqedonase, por edhe i një qeverie të zgjeruar.

Megjithatë, Osmani ka këmbëngulur që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara sepse, sipas tij, Maqedonia ka ekzistuar në të kaluarën vetëm falë respektimit të këtyre marrëveshjeve.

“Një prej atyre marrëveshjeve është ajo e arritur në majin e vitit 2007 ku thuhet se fituesi tek komuniteti shqiptar përzgjedh partner fituesin tek komuniteti maqedonas dhe respektimi i këtij parimi është shumë i rëndësishëm për të ruajtur rëndësinë që ka komuniteti i shqiptarëve dhe për të ruajtur logjikën që kanë zgjedhjet tek shqiptarët”, është shprehur Osmani, i cili ka shtuar se kanë mbetur edhe tetë ditë për të vendosur nga organet e partisë dhe se brenda javës së ardhshme BDI do të vendosë cilin opsion do të zgjedh./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme