Me mijëra Euro me vete/ Vinte nga Belgjika në Shqipëri, arrestohet në Rinas 47-vjeçari maroken

Policia në Rinas ka sekuestruar 13.915 euro të padeklaruara si dhe ka proceduar penalisht një shtetas maroken, që nuk e deklaroi shumën e parave në kufi.


“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore,bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. B., 47 vjeç, lindur në Marok dhe banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13915 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, u procedua penalisht shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Belgjikë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme