Shqiptari që punon për Trump: Ai na ka ndihmuar gjithmonë

Me ardhjen e Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrahja e këtij shteti për shqiptarët do të vazhdojë, ka thënë për TCH, Paul Nicaj, shqiptar nga Mali i Zi, por që jeton në New York.

Madje ai edhe ka punuar për Trump, në hotel “PLAZA”, kur nga ndihmës kamerier u bë menaxheri kryesor.

“E kam nisur punën në hotel si zëvendës kamerier e më pas më kanë bërë menjëherë menaxher”, shprehet Paul Nicaj.

Nicaj thotë se Donald Trump i ka ndihmuar gjithmonë shqiptarët dhe aktualisht ka të punësuar në bizneset e tij qindra prej tyre.

“Ka shumë shqiptarë që punojnë për të. Ai i ka ndihmuar shumë shqiptarët. Ramiz Alia ka qenë i pari. Dhe flamurin e Shqipërisë e kanë vendosur për një javë në hotel. Pas Ramizit, ka ardhur edhe Sali Berisha, e më pas edhe Bamir Topi”, ka thënë Nicaj, i cili u shkëput nga hotel “PLAZA”, pas 30 vitesh dhe sot zotëron bizneset e tij në hoteleri, ku ka të punësuar rreth 600 shqiptarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme