Së paku 36 të vdekur e dhjetëra të lënduar nga aksidenti me tren në Indi

Së paku 36 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar pasi treni ka dalë nga shinat në Andhra Pradesh të Indisë, ka thënë një zyrtar.

Nëntë vagonë dolën nga binarët në afërsi të stacionit Kunera në lagjen Vizianagaram, ka thënë kreu i hekurudhave, JP Mishra, raporton BBC.

Shumë njerëz ende janë të ngujuar në rrënojat dhe ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, transmeton Koha.net. Ende është e paqartë shkaku i këtij aksidenti.

Aksidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje kur treni po shkonte nga Jagdalpur në drejtim të Bhubanesëar.

Aksidentet e trenave në Indi nuk janë të pazakonshme. Nëntorin e vitit të kaluar 140 persona kishin vdekur pas daljes së trenit nga shinat në Uttar Pradesh, kurse në mars 2015 një aksident tjetër në Uttar Pradesh kishte marrë jetën e 39 personave dhe kishte lënduar 150 të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme