Krim i rëndë në Devoll, vriten dy shtetase. Detajet e para nga policia

Një krim i rëndë ka tronditur Devollin këtë të shtunë, ku dy shtetase dyshohet se janë vrarë nga fqinji, mëson Gazeta Shqiptare.


Burimet thanë se viktimat janë Bukurie Bami dhe Fatmira Bami, nuse dhe vjehërr. Policia tha se viktimat janë gjetur pa jetë dhe me shenja dhune në trup, shkaktuar nga sende të forta.

Dyshimet e para lidhen me një grabitje, ku autori i ka marrë jetën nuses dhe vjehrrës pas tentativës për vjedhje në banesë.

Devoll
Informacion paraprak

Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme