Ekipet e Shërbimit të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë punuar në pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet e qytetit, si dhe trotuaret, në të gjitha pikat kritike dhe qasjet në objektet vitale.
– Advertisements –
Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, saktësisht në orën 1:00 të mëngjesit, të gjitha automjetet në dispozicion kanë ndërhyrë duke hedhur 450 tonë kripë në të gjitha vendet ku ekipet kanë konstatuar nevojën.
“Shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe ekipet e NP “Rrugë dhe rrugicat” nga afër po e përcjellin situatën dhe po intervenojnë sipas gjendjes së rrugëve dhe bulevardeve, por edhe me kërkesë të qytetarëve”, thuhet në njoftim e lëshuar nga Qyteti i Shkupit/