Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit për Integrim Evropian, Bekim Çollaku i cili tha se pa ratifikimin e Demarkacionit nuk do të ketë liberalizim të vizave.
Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se në vend se të marrin përgjegjësinë për këtë dështim të qeverisë , këta mundohen të gjejnë fajin të ata që e mbrojnë Republikën.
Postimi i plotë:
Sepse ky e din se ashtu e kështu nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës në këtë vit.
Kjo tashmë është e ditur, edhe nëse do ta lejonin ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me MZ, Kosova ska liberalizim!
Në vend se të marrin përgjegjësinë për këtë dështim të qeverisë , këta mundohen të gjejnë fajin të ata që e mbrojnë Republikën.
Nuk ka lidhje demarkacionin me liberalizimin e vizave. As që do të duhej të kishte ndonjëherë.
Pa liberalizim Kosovën la Qeveria!/Telegrafi