Walker nderohet për kontributin e tij në shëndetin e popullatës në Kosovë

Ambasadorit William Walker iu nda mirënjohje për kontributin e tij në shëndetin e popullatës së Kosovës.

Mirënjohja i është ndarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Kosovë.

Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, tha se institucioni më i lartë i shëndetit në Kosovë ka vendosur të nderojë ambasadorin për kontributin e dhënë në shëndetin e popullatës së Kosovës.

Ambasadori William Walker tha se ndjehet i nderuar për këtë mirënjohje.

“E keni besën e Walkerit që do të bëjë çdo gjë për Kosovën”, u shpreh ambasadori Walker. /KP/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme