Policia ka tërhequr me forcë dy gra që dolën sot rrugëve të Tiranës për të protestuar kundër rritjes abuzive të çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore.
Nga pamjet e siguruar nga abcneës.al duken policët teksa marrin me forcë protestueset që janë ulur në rrugë, ndërsa protestuesit e tjerë thërrasin “turp”.
Gjithashtu FNSH kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që janë bërë dhjetëra shoqërime në komisariat.
Më herët kryeministri i vendit, Edi Rama ju është përgjigjur LIVE qytetarëve pas shqetësimeve të shumta që sollën rritjet galoponte të çmimeve të naftës dhe produkteve, çka sollën edhe protesta në të gjithë vendin gjatë ditës së enjte.