Hoxha premton zbardhjen e rasteve për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Sot është zhvilluar takimi i grupit punues për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, ku morrën pjesë Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, prokurorja speciale, Drita Hajdari dhe drejtues të shoqatave që merren me viktimat e dhunës seksuale.

Ministrja Hoxha ka theksuar se ata janë duke punuar që të zbardhin rastet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, shkruan lajmi.net

“Ministria e Drejtësisë që nga viti 2015 ka formuar një grup punues për përgatitjen e Planit të Veprimit për Qasje në Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duke rishikuar legjislacionin sepse drejtësia nuk duhet të vonohet” u shpreh Dhurata Hoxha.

Në takim, Prokurorja speciale, Drita Hajdari diskutoi për anën legjislative të çështjes, sfidat dhe angazhimin e trajtimit të kësaj problematike, si dhe vështirësitë ligjore për të ardhur drejtësia në vend.

Edhe nga drejtuesit e shoqatave që merren me trajtimin e këtyre viktimave, u kërkua që të punohet shumë për ndëshkimin e këtyre krimeve. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme