Serdar Berdimuhamedov pason babain e tij, zgjidhet president i ri i Turkmenistanit

Serdar Berdimuhamedov do të marrë detyrën nga babai i tij si udhëheqës i Turkmenistanit pasi sot u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të vendit të Azisë Qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Berdimuhamedov, 40-vjeç, siguroi 72.97 për qind të votave, shumë më tepër nga kandidati më i afërt prej nëntë rivalëve të tij Khyrdyr Nunnayev, i cili fitoi 11 për qind, sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas një vonese të papritur të numërimit.

Më shumë se 3.36 milionë qytetarë votuan në zgjedhjet e 12 marsit, me një pjesëmarrje të përgjithshme prej 97.17 për qind, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TDH.

Berdimuhamedov ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave të babait të tij dhe presidentit në largim Gurbanguly Berdimuhamedov, i cili shpalli zgjedhjet e parakohshme muajin e kaluar.

Ai pritej të fitonte bindshëm pasi u nominua si kandidat presidencial nga Partia Demokratike e Turkmenistanit në pushtet.

Pas emërimit të tij, Serdar Berdimuhamedov u zotua se do të “punojë për qytetarët e vendit, bazuar në trashëgiminë dhe parimet e paraardhësve të vendit”.

“Qëllimi im kryesor është të zhvilloj shtetin tonë dhe të siguroj që qytetarët tanë të kenë një jetë të begattë”, tha ai në një takim të partisë në pushtet muajin e kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme