LEXO EDHE:
Dy vite pas kërkesës që ish zv.ministri i brendshëm Agim Nuhiu e kishte dërguar në Qeveri për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat dhe emblemat e policisë, ekzekutivi tek tani në mbledhjen e sotme ka formalizuar dekretin i cili do t’i mundësojë përdorimin e shqipes në uniformat e policisë aty ku të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase, shkruan Alsat
Katër vite pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i njëjti nuk gjen zbatim në uniformat e asnjë force tjetër, përfshi ushtrinë, doganat dhe njësitë tjera në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe komunat ku të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën shqipe. Për këtë arritje siç e quajnë zyrtarët e BDI-së, zv.kryeministri Grubi dhe zv.ministri i Brendshëm Bushi dolën me statuse në facebook për të marrë meritat e kësaj mase të vonuar. /Alsat.mk