LEXO EDHE:
Palët në rastin “Lidhja ndërkombëtare” sot në Gjykatën Penale – Shkup është parashikuar t’i japin fjalët përfundimtare.
I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski-Boki 13, i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprat penale “mashtrim dhe larje parash”. Në këtë rast gjithashtu akuzohen edhe ish-deputetja e LSDM-së Frosina Remenski dhe babai i Boki-13, Mile Jovanovski. E pandehura Remenski akuzohet për “ndihmë në veprën mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe larje parash”, ndërsa Mile Jovanovski për “ndihmë në larje parash.
Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”.
Gjykimin për këtë rast e udhëheq gjyqtarja Sofçe Gavrilova-Efremova, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Vilma Ruskoska.