LEXO EDHE:
Gazetare: Evi Shkopi
Kryqi i kuq në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Odat Ekonomike janë mobilizuar për të mbledhur ndihma për qytetarët ukrainas, shkruan Alsat.
Sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti tha se ekziston edhe një numër i Kryqit të Kuq ku qytetarët mund të telefonojnë dhe të dhurojnë 100 denarë të cilët do të dërgohen direkt në Ukrainë. Mjetet, shtoi ai, do të mblidhen deri më 15 prill.
“Më duhet të ju them se në bazë të aktiviteteve humanitare të ndërmarra nga Kryqi i Kuq, janë grumbulluar gjithsej 2 milion e 784 mijë denar. Nevoja është shumë e madhe ne këtë moment”, tha Sait Saiti- sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalia Zadorozhnjuk, falënderoi institucionet, kompanitë, firmat, por edhe të gjithë qytetarët që solidarizohen me bashkatdhetarët e saj duke shtuar se ata po kalojnë kohë të shumë të vështira.
“Si ambasadore e Ukrainës unë i jam shumë mirënjohëse Republikës së Maqedonisë së Veriut miqësore, për mbështetjen e saj të qartë ndaj Ukrainës, për vendimin e Qeverisë për sanksionet ndaj Rusisë si dhe për ndihmën për refugjatët, për organizimin e ndihmës humanitare për Ukrainën”, u shpreh Natalia Zadorozhnjuk- ambasadore e Ukrainës në Shkup.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se ekziston një listë me produktet e nevojshme që çdo biznes apo kompani mund të vendosë të marrë përsipër t’i ofrojë
“Sot në Ukrainë po vdesin civilë, fëmijë, gra, të sëmurë nga spitalet e bombarduara, ka mungesë ushqimi, uji, ilaçesh. Është e rëndësishme që të gjithë të mobilizojmë për të ndihmuar popullin”, theksoi Bujar Osmani-Ministër i Punëve të Jashtme.
Me Ukrainën janë solidarizuar edhe shumë shtete të tjera. Një dërgesë humanitare prej 15 tonësh ka mbërritur në Ukrainë, duke përfshirë ushqim për fëmijë nga Italia, supa të konservuara nga Gjermania, materiale qepëse dhe ilaçe nga Shtetet e Bashkuara./ Alsat.mk