Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftimeve në Ukrainë, ku forcat ruse thuhet se janë ndalë në të gjitha frontet.
“Pushtimi rus në Ukrainë është ndalur pothuajse në të gjitha frontet”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes.
Madje është theksuar se forcat ruse ditëve të fundit kanë bërë progres shumë të vogël sa i përket këmbësorisë, në det dhe ajër – duke pësuar humbje të mëdha.
“Rezistenca ukrainas mbetet shumë e fuqishme dhe e mirë koordinuar. Pjesa e madhe e territorit të Ukrainës, përfshirë qytetet e mëdha mbesin nën kontrollin e ushtrisë ukrainase”, thuhet ndër tjera në raport.