ASH: Spasovski e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski

LEXO EDHE:

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili sot tha se në uniformat e njësitit special “Tigrat” nuk do të ketë mbishkrime në gjuhën shqipe, shkruan Alsat.

Ata thonë se Spasovski, sot e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë. Me deklaratën e sotme kundër përdorimit të gjuhës shqipe në emblemat e njësitit “Tigrat”, Spasovski na tregoi se kush e ndalon edhe pjesmarrjen e shqiptarëve në këtë njësit. Arsyetimet e llojit se qenkan në nivel qendror nuk mbajnë, sepse me këtë logjikë i bie se gjuhën shqipe do ta ndalojnë edhe në ministri, Kuvend e Qeveri. Vetë ministria ku bëjnë pjesë është më qendrore dhe më e lartë sesa njësiti “Тigrat”. Sidoqoftë, Spasovski tregoi se kush vendos në këtë ministri dhe Qeveri dhe se zëvendësit të tij, Nazim Bushi, përsëri ia paska mbyllur gojën dhe ia ka ndaluar fjalën. Kujtojmë se ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve u bënë për ta ngritur gjuhën shqipe në organe qendrore dhe jo për ta lokalizuar edhe më shumë për përdorim në çajtore me çka mburret tani e dy dekada kryetari i partisë në pushtet, Ali Ahmeti. Aleanca për Shqiptarët rikujton Oliver Spasovskin se as njësiti “Тigrat” e as ministria që drejton nuk mund të sillen siç duan ata. Nëse i keni marrë peng funksionarët e BDI-së, mos mendoni se mund t’i nënçmoni dhe shkelni gjithë shqiptarët”., thonë nga ASH.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme