Nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit të Kumanovës përmes Erasmus+ vizitojnë Portugalinë

LEXO EDHE:

Një grup i nxënësve dhe mësimdhënësve të gjimnazit të Kumanovës “Goce Dellçev” janë kthyer nga Porto e Portugalisë ku me bashkëmoshatarë dhe mësimdhënës nga Polonia, Turqia, Italia dhe Portugalia kanë marrë pjesë në projektin “School Online Radio” përmes programit “Erasmus Plus”. Ky është mobiliteti i tretë në kuadër të projektit i cili ka për qëllim edukimin e studentëve për regjistrimin e emisioneve radiofonike dhe podkasteve.

“Projekti ka filluar në vitin 2019 dhe duhet të përfundojë në 2022 në gusht. Mobiliteti i radhës do të mbahet në Kumanovë, në fund të prillit”, tha profesori Filip Mlladenovski.

Studentët incizuan edhe audioprojektet e tyre, të cilat sipas profesoreshës Elena Markovska janë e ardhmja e radios.

“Gjeneratat e sotme janë të fokusuar në regjistrimin e podkasteve, kështu që ishte e rëndësishme që ata të mësojnë pak më shumë se si të regjistrojnë podkaste për tema të ndryshme”, tha Markovska.

Studentët i filmuan në radion “Nova” në Porto, dhe patën rastin të shohin se si po shkon procesi i redaktimit të gazetës “Publika”. Në manifestim u lexuan poezi në gjuhën maqedonase dhe angleze. Gjimnazistët vizituan edhe një shkollë private në Porto, ku nxënësit aty janë të përkushtuar për të bërë podkaste.

Nxënësit Lara Trajkovska, Konstanta Majkëll dhe Ane Denkovska thanë se patën rastin të njihen me funksionimin e sistemit arsimor në Portugali, por edhe me kulturën dhe traditën e bashkëmoshatarëve të tyre dhe thanë se kanë vizituar objekte të bukura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme