Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës ka ndaluar punën politike të partive pro-ruse për sa kohë që ligji ushtarak zbatohet në të gjithë vendin.
Vendimi u njoftua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me anë të një video-mesazhi drejtuar qytetarëve.
Ndër partitë, aktivitetet e të cilave janë ndaluar është edhe Platforma e Opozitës, një parti e përfaqësuar në parlament.
11 partitë, aktivitetet e të cilave janë ndaluar që nga mbrëmja e djeshme, konsiderohen si euroskeptike, anti-liberale ose pro-ruse. Zelensky sqaroi se ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë që të zbatojë menjëherë vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
© SYRI.net