LEXO EDHE:
Me rastin e fillimit të pranverës, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, së bashku me këshilltarët nga Këshilli, punonjës të administratës komunale dhe punëtorë të NPK Gazi Babë, vullnetarisht morën pjesë në aksionin mjedisor për pastrimin e rrugës Rashtak – Butel. organizuar sot nga banorë të Rashtakut.
“Fillimin e pranverës e shënuam me një aksion pune të organizuar nga banorët e Rashtakut për pastrimin e rrugës Rashtak – Butel. Aksionit vullnetarisht i’u bashkuan të punësuarit në administratën komunale, anëtarët e Këshillit të Komunës së Gazi Babës dhe punëtorët në NPK Gazi Babë”, ka shkruar Stefkovski në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai falënderoi publikisht banorët e Rashtakut për përgjegjësinë sociale dhe iniciativën për aksionin e sotëm.
“Ky veprim i banorëve të Rashtakut le të jetë shembull dhe nxitje për të gjitha vendbanimet tjera, dhe komuna, Komuna e Gazi Babës dhe unë si kryetar komune e pranojmë çdo iniciativë që do të zbatohet për të mirën e përbashkët”, thotë Stefkovski.
Ai bëri të ditur se Komuna e Gazi Babës me rastin e fillimit të pranverës në periudhën e ardhshme do të realizojë një sërë aktivitetesh.
“Mbrojtja e mjedisit mbetet në krye të prioriteteve të mia. Në periudhën e ardhshme do të mbjellim një numër të madh të fidanëve të rinj dhe do të rrisim sipërfaqe të reja të gjelbëruara, ka shkruar Stefkovski.