LEXO EDHE:
Mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, por shtoi se është e nevojshme që fillimisht të zgjidhen disa çështje, siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut me garanci në Kushtetutë, njofton korrespondenti i MPB-së nga Athina.
“Ne jemi për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Shqipërisë. Megjithatë ka disa çështje që duhen trajtuar fillimisht, siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, me garanci në kuadër të Kushtetutës. Kemi një plan dhe komunikim shumë të mirë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë të ecim shpejt përpara”, tha kryeministri bullgar.