A është paraqitur ndonjë polic shqiptar në konkursin e njësitit special “Tigri”?

LEXO EDHE:

Gazetar: Adrian Kerimi

Ministria e Brendshme mban sekret numrin e pjesëtarëve të paraqitur në konkursin e brendshëm trajnues në Njësitin Special të Anti-terrorit “Tigri”, shkruan Alsat.

Edhe pse ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ditë më parë deklaroi se në konkurs ka policë të paraqitur nga të gjitha bashkësitë etnike, dikasteri i tij arsyetohet se numri i të paraqiturve është konfidencial.

Alsat jo zyrtarisht mëson se të paktën 5 shqiptarë janë paraqitur, të cilët momentalisht ndodhen në njësite tjera të MPB-së përfshi edhe atë elitare për intervenim të shpejtë apo ndryshe e njohur si “EBR”.

Përveç përfaqësimit të shqiptarëve, njësiti “Tigri” mbetet i pa prekur edhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve.

YouTube video

Uniformat e kësaj njësie nuk do të përkthehen për shkak të autorizimeve të tyre që posedojnë në nivel shtetëror e që nuk përfshihen nga dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Më 13 mars njësiti “Tigri” festoi 41 vjetorin e themelimit, si trup i themeluar nga Sekretari republikan për punë të brendshme në Republikën Socialiste të Maqedonisë.

Që nga viti 1981 e deri sot mbi 700 pjesëtarë kanë kaluar nëpër këtë njësit special, ndërsa deri sot asnjë prej tyre shqiptar.

Në 41 vjetorin e themelimit, anëtarët shqiptarë të kabinetit qeveritarë bojkotuan manifestimin. Jo zyrtarisht arsyeja e bojkotit ka qenë marrëveshja parimore e shkelur nga vitit i kaluar për të pasur shqiptarë në këtë njësit. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme