Këmbimoret do të mund të blejnë euro nga bankat

Banka popullore vendosë edhe një mekanizëm shtesë mbrojtës në tregun këmbimor me të cilin këmbimoreve u mundësohet të blejnë euro nga bankat gjatë mungesës së mundshme, edhe pse, siç theksojnë nga banka qendrore, këmbimoret disponojnë me mjaft deviza.

“Kjo është masa preventive, e cila sillet me qëllim që të bëhet edhe një shtesë mbrojtëse e tregut këmbimor, ndërkaq në kontekst të spekulimeve të cilat u bënë aktuale pas fillimit të krizës ruso-ukrainase. Ndërmerret për t’u evituar presionet fiktive të tregut këmbyes tek këmbyesit e autorizuar”, informuan sot pasdite nga Banka popullore.

Hapi i këtillë me të cilin këmbimoreve u mundësohet të blejnë euro nga bankat del nga ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për punët këmbyese, miratuar nga Këshilli i Bankës popullore.

“Në mënyrë që të mbrohet opinioni nga përhapja e shqetësimit të panevojshëm lidhur me mundësinë për blerje të parave të huaja efektive – euro, krahas kontrollit të përforcuar supervizor të këmbimoreve, Banka popullore vendosë edhe një mekanizëm shtesë mbrojtës në tregun këmbyes. Njëherit, me ndryshime dhe plotësime të Vendimit për punët këmbyese, miratuar nga Këshilli i Bankës popullore, mundësohet që këmbimoret e autorizuara, gjatë mungesës së mundshme të parave të huaja efektive – euros, të furnizohen nga bankat, përmes marrëveshjeve me bankat. megjithatë, të theksojmë edhe se sipas të dhënave të fundit të disponueshme, këmbimoret disponojnë me deviza. Krahas kësaj, që të evitohen çfarëdo lloj spekulimesh rreth kursit devizor, vendoset limiti deri në të cilin ai mund të lëvizë, duke u udhëhequr nga kursi sipas të cilit këmbimoret i kanë blerë eurot nga bankat. Me atë sigurohet mbrojtja e qytetarëve edhe në raport me çmimin sipas të cilit mund të blihen euro nga këmbimoret, nëse kanë nevojë”, thonë nga banka qendrore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme