Kundërshtarja e bombardimeve të caqeve serbe në vitin 1999, nominohet Sekretare e Forcave Ajrore në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar për sekretare të Forcave Ajrore, kongresisten Heather Wilson, e njohur për qëndrimet e saja kundërshtuese ndaj administratës së Bill Clinton, sa i përket bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe gjatë vitit 1999 në Serbi dhe Kosovë.

“Heather Wilson do të bëhet Sekretare e Forcave Ajrore” tha Trump sot në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Shërbimi i saj i shquar ushtarak, niveli i lartë i njohurive dhe suksesi në fusha kaq të ndryshme më jep besim të madh se ajo do t’i çojë Forcat Ajrore të vendit tonë drejt integritetit”, thuhet në deklaratën e Trump.

Wilson shërbeu në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura, por ishte kritike e fushatës së bombardimeve nga viti 1999 në Kosovë, duke argumentuar se fuqitë ajrore të Amerikës ishin të pamundura që të arrinin atje, shkruan USA Today, raporton Insajderi.

Wilson u diplomua nga Akademia e Forcave Ajrore në vitin 1982, ku shërbeu në Forcat Ajrore deri në vitin 1989 dhe u bashkua me Këshillin e Sigurisë Kombëtare sa ishte presidentin George H.W. Bush.

Wilson tha se “Amerika dhe interesat tona vitale nacionale vazhdojnë të jenë të kërcënuar, unë do të bëj çmos, duke punuar me burrat dhe gratë tona në ushtri, për të forcuar hapësirën ajrore për ta mbajtur vendin të sigurt”, është shprehur ai.

Heather Wilson, është një republikane, e cili ka qenë përfaqësues e “New Mexico City”, nga viti 1998 deri në vitin 2009 dhe drejtor i shkollës së Minierave dhe Teknologjisë që nga viti 2013.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme