Thaçi: Në Bruksel do të bisedohet për tërheqjen e fletarresteve ndaj ish–pjesëtarëve të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Info – Box të RTV Dukagjini, ka theksuar se nesër në Bruksel, në vazhdën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, do të kërkohet tërheqja e fletarresteve të Serbisë, për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se beson se është momenti i fundit që të hapet kapitulli i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, duke u bazuar, sipas tij, në standardet euro – atlantike.

“Në të njëjtën kohë ky kapitull të mbyllet me njohjen reciproke të Serbisë për Kosovës dhe Kosovës për Serbinë”, ka theksuar Thaçi, transmeton Telegrafi.

Presidenti i vendit ka folur edhe për murin e ndërtuar në Mitrovicën Veriore, duke theksuar se “ky mur duhet të rrënohet sa më parë”./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme