LEXO EDHE:
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:30 në rrugën “Vasko Karangelevski” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup, kanë privuar nga liria 42 vjeçaren D.Gj. nga Shkupi. Personi në fjalë kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit për veprën penale që është e dënueshme në bazë të nenit 297 të Kodit Penal. D.Gj. pas arrestimit do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.