LEXO EDHE:
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupçoo Nikolovski, sot në Beograd ka zhvilluar një takim pune me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e bujqësisë, Branislav Nedimoviç. Në takim u ra dakord që në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme Republika e Serbisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut të heqë ndalimin për eksportin e grurit, misrit, miellit dhe vajit për gatim.
“Si pjesë e instrumenteve të ofruara nga iniciativa “Ballkani i hapur”, me zëvendëskryeministrin e Republikës së Serbisë, Nedimoviç, ne ramë dakord që 7 deri në 10 ditët e ardhshme Serbia për Maqedoninë e Veriut të heqë ndalimin e eksportit të grurit , misrit, miellit dhe vajit për ushqim dhe të fillojë shpërndarjen e sasive të dakorduara mes dy vendeve. Të gjitha marrëveshjet e partnerëve tanë ekonomikë nga të gjitha dhomat e tregtisë do të realizohen”, tha Ljuço Nikolovski, ministër i bujqësisë.
Ministri Nikolovski porositi qytetarët e RMV-së që të jenë të qetë, Maqedonia e Veriut do të ketë sasi të mjaftueshme të këtyre kulturave strategjike. Nikolovski gjithashtu shtoi se po bëhen përpjekje maksimale për gjetjen e tregjeve alternative për produktet e Maqedonisë.