Këtë mëngjes një numër i madh i marketeve janë shënuar me vula të verdha, në të cilat shkruan se janë mbyllur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
Mbrëmë në TV Telma, drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, deklaroi se më shumë se 300 inspektorë dhe kontrollues të DAP kanë bërë kontrolle në 84 objekte të marketeve “KAM”, për shkak të parregullsive të regjistruara.
“Aktualisht në të gjitha degët e marketeve KAM janë më shumë se 300 kolegë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, për shkak të parregullsive të konstatuara”, ka njoftuar në Top Tema drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska.
Ajo tha se operacioni po kryhej nga inspektorët dhe kontrollorët dhe persona të tjerë të autorizuar.