LEXO EDHE:
Ina Xhugumanova, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, nuk është optimiste se problemet në gjyqësor mund të zgjidhen për një kohë të shkurtër.
Në paraqitjen e saj sonte në emisionin “200” në Alsat, duke folur nëse presioni nga publiku dhe sektori joqeveritar mund të përshpejtojë reformat në drejtësi, Xhugumanova ndër të tjera tha:
“Jemi dëshmitarë se sa shumë punë janë sjellë nën presion vitet e fundit. Shumë zgjidhje ligjore kanë ndryshuar. Disa njerëz u shkarkuan, disa erdhën në pozicione, disa lëndë u zgjidhën. Po ecim ngadal, por sa sistematikisht do t’i zgjidhim problemet në një kohë të shkurtër, nuk jam optimist. Pa marrë parasysh se sa presion ka nga publiku”, tha Xhugumanova./ Alsat.mk