Të moshuarit nga e premtja kanë të drejtë për katër ditë transport falas

LEXO EDHE:

Vendimi për transport publik falas për të moshuarit fillon të premten (25 mars 2022). Transporti falas i referohet kategorisë së personave – femra mbi 62 vjeç dhe meshkuj mbi 64 vjeç dhe do të jetë i vlefshëm të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.

Me këtë ulje të shpenzimeve të qytetarëve do të mbulohen rreth 80.000 shfrytëzues të transportit publik në Shkup, të cilët do të kenë të drejtë të përdorin transportin pa pagesë, katër ditë në javë.

Të moshuarit të cilët dëshirojnë të përdorin transport falas të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën, duhet të kenë kartelën elektronike të personalizuar “Skopska” dhe me rastin e përdorimit të transportit publik të vleftësohet, dhe e njëjta kartë bashkangjitet në rast të kontrollit të linjës, sqarojnë JSP./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme