Lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në punën e kompanive vendase

LEXO EDHE:

Gazetar: Ile Petreski

Kompanitë vendase dhe të huaja po përballen me rënie të porosive, ulje të prodhimit dhe kërkim të tregjeve të reja, shkruan Alsat.

Kriza e thelluar ka bërë të vetën, por sfidat dhe problemet e mëdha nuk kanë ardhur ende. Se sa do të përfitojnë biznesmenët nga ndihma shtetërore mbetet ende për t’u analizuar, ndërsa po përgatitet edhe një model i ri i ndihmës shtetërore.

“Tre arsyet kryesore për investimin e tyre fillestar në Maqedoni janë qasja dhe fuqia punëtore konkurruese, vendndodhja e mirë gjeografike dhe së treti, ndihma shtetërore”, tha Viktor Mizo, Asociacionbi i Investimeve të Huaja.

Cila është arsyeja që kompanitë shtetërore ende nuk vendosin të investojnë në zonat ekonomike, sa investime të huaja kanë hyrë në Maqedoni në katër vitet e fundit, por edhe çfarë kushtesh kanë kompanitë shtetërore për të punuar në vend, ishin pjesë e temave që u diskutuan në emisinin Magazina Ekonomike në Alsat.

“Vetë ligji parashikon që kompania që ekziston jashtë dhe operon jashtë nuk mund të hyjë brenda dhe të shfrytëzojë lehtësimet tatimore, vetëm lehtësimet tatimore. Ne japim lehtësime tatimore, por jo domosdoshmërisht”, u shpreh Jovan Despotovski drejtor i ZZHTI.

Konkluzioni i të ftuarve ishte se nevojiten masa reale që do të lehtësojnë funksionimin e kompanive nga sektori privat, dhe bashkëpunim më i madh i biznesit me institucionet në nivel qendror dhe lokal./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme