Iseni për pakon e Qeverisë: Çka do të bëhet pas 31 majit?

LEXO EDHE:

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të RMV-së, Driton Iseni, në “Magazina Ekonomike”, ka thënë se pakoja e ndihmës së Qeverisë në parim i adresohet aspektit social, mirëpo ai ka thënë se duhet të kemi parasysh se cila është strategjia dalëse e vendi, më saktësisht çka do të bëhet pas 31 majit, shkruan Alsat.

“Pakoja e Qeverisë në parim adresohet tek aspekti social i krizës dhe gjithsesi me këto masa do të mbrohet konsumatori i cili është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit, pasi që, dihet se ekonomia e Maqedonisë bazohet në konsum kryesisht dhe në këtë aspekt është mbrojtur”, tha Iseni.

“Duhet të kemi parasysh cila është strategjia dalëse e vendit çka do të bëhet pas 31 majit, çka do të ndodhë me këto kompani të cilat do të duhet të funksionojnë me marzh të caktuar të fitimit por edhe të shesin disa produkte me 0 fitim dhe kjo do të jetë një problem i madh, pasi që, jo çdo kompani ka kondicion që t’ia lejojë vetës një punë të tillë dhe kjo mund të rrezikojë që këto kompani të heqin duart nga këto produkte dhe të ngelin me vitrina të thata. Nëse vazhdohet në këtë formë do të harxhohet stoku”, theksoi ai./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme