LEXO EDHE:
Në 10 vitet e fundit, investimet e huaja në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale janë rreth një miliard euro, tha në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori i ZZHIT-së, Jovan Despotovski. Siç shtoi ai, kompani të reja janë diku 10 deri në 12.
“Vëllimi i përgjithshëm i investimeve në kompani në këtë periudhë 10-vjeçare është diku afër një miliard euro, nga të cilat diku 60% janë realizuar nga viti 2017 deri në vitin 2020. Si numër i kompanive të reja që kanë hyrë, janë diku rreth 10-12 investime të reja”, tha Despotovski.