Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e Samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel u takua edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Kryeministri shprehet se miqësia tradicionale me Turqinë gjithmonë është motivim për takimet e përzemërta me presidentin Rexhep Taip Erdogan.
“E dënojmë agresionin rus dhe kemi mbështetje të përbashkët të fuqishme për Ukrainën e cila me guxim e mbron vendin e saj. U pajtuam të vazhdojmë me investime të përbashkëta në bashkëpunimin më intensiv që të hapim më shumë dyer për investitorët turk dhe për lidhje më të fuqishme tregtare ndërmjet dy vendeve”, shënoi kryeministri Kovaçevski në Facebook.
Sot kryeministri ka pas disa takime me liderët e vendeve anëtare duke përfshirë kancelarin gjerman Shcolz dhe kryeministrin bullgar Petkov.