Bytyqi: Do të heqim tarifat doganore dhe kuotat për lëndët e para

LEXO EDHE:

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi gjatë vizitës me afaristët në Strumicë tha se Qeveria së shpejti do të merr vendim për heqjen e tarifave doganore dhe kuotave për lëndët e para.

Bytyqi theksoi se ekzekutivi tashmë ka një listë të produkteve, por që e njëjta do të përditësohet.

“Tashmë po bëjmë analiza të detajuara për heqjen e tarifave doganore dhe të kuotave që të sigurojmë zëvendësim për lëndët e para. Sot pikërisht për këtë do të bisedojmë, se cilat janë ato produkte në të cilat të intervenojmë”.

“Ne tashmë kemi një listë, por e shihni që nuk e miratojmë masën pikërisht për shkak se duam të bisedojmë me qytetarët”, tha mes tjerash Bytyqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme