LEXO EDHE:
Avokatja Natasha Boshkova, përfaqësuese ligjore e Koalicionit “Margjinat”, në emisionin “360 gradë” në Alsat, tërheqjen nga procedura parlamentare nga Qeveria e propozim-ndryshimeve të ligjit për evidencën amë me të cilën duhet të mundësohet njohja ligjore e identitetit gjinor, e vlerëson si mungesë të kapaciteteve demokratike.
“Mendoj se me këtë lëvizje Qeveria ka treguar se nuk ka kapacitet demokratik në Kuvend për të diskutuar këto argumente kontradiktore të deputetëve të caktuar dhe aty të gjendet një zgjidhje për të përmirësuar tekstin e propozim- ligjit. Tërheqja e ligjit nuk është zgjidhje e problemit,” tha Boskova. /Alsat.mk