LEXO EDHE:
Nesër do të ndryshojë ora pasi akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara.
Ndryshimi i orës ndodh në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend dhe do të vazhdojë deri të dielën e fundit të tetorit, kur të kthehet ora diellore.
Lëvizja e akrepave të orës 60 minuta përpara do të zgjasin ditën dhe do të na bëjë që të çohemi më herët se zakonisht.
Ndryshimi i orës bëhet që prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.