Stanislava Pak, këshilltare për media e presidentit serb, Tomislav Nikoliq ka thënë sot me rastin e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel se pret që bisedimet të intensifikojnë marrëdhëniet në mes të të dyjave vendve dhe të vendosen kontakte të të drejtpërdrejta, me qëllim të zgjidhjes së çështjeve operative.
Pak theksoi se kreu i shtetit serb i cili së bashku me kryeministrin Aleksandar Vuçiq do të marrin pjesë në bisedimet e sotme në Bruksel dëshmon se Serbia është e përkushtuar absolutisht për paqe, dialog.
“Nuk ka nevojë për retorikë ndezëse. Serbia nuk dëshiron konflikte dhe tensione në rajon” tha ajo për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Ajo gjithashtu theksoi se pret që problemet operative të parandalohen me komunikim direkt nëse është e nevojshme, edhe me krijimin e një “linje të nxehtë” telefoni.
Ndërkaq, me rastin e vlerësimit të diplomatëve evropianë se shkuarja e delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit në nivel të lartë është një shenjë e mirë, Pak tha se kjo tregon një shenjë të përgjegjësisë së madhe dhe se çdo gjë që është rënë dakord nga Beogradi do të zbatohet.