Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

LEXO EDHE:

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme vendosi për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,50% në raport me vendimin e datës 1.4.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 denarë/litër kështu që çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPERIT BS-95 do të jetë 81,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 do të jetë 83,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të ulet për 1,50 den/l kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të jetë 82,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), ulet për 1,00 den/lit, kështu që çmimi i shitjes mepakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të jetë 78,50 den/lit.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,976 den/kg dhe do të jetë 54,154 den/kg.

Nga data 5.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 81,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 83,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 82,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 78,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 54,154 (denarë/kilogram)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme