Burg për mbështetësit e krimeve ruse

LEXO EDHE:

Çokush që mbështet krimet ruse në Ukrainë, qoftë në media, rrjete sociale apo forma tjetër mund të dënohet nga një deri në pesë vjet burg, ka njoftuar ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike në një komunikatë të përbashkët pas rritjes së gjuhës së urrejtjes në mediat sociale.

“Miratimi ose justifikimi i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës paraqet krim sipas nenit 407-a të Kodit Penal. Ligji parashikon se kushdo që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe justifikon akte të tilla nëpërmjet një sistemi informacioni, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. “Nëse vepra është kryer me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskriminimit ose dhunës ndaj një personi ose grupi personash për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, etnike ose racore ose fetare, kryesi dënohet me së paku katër vjet burgim”, thuhet më tej në komunikatë. Prokuroria Publike dhe MPB-ja thonë se janë duke monitoruar intensivisht të gjitha deklaratat dhe komentet në rrjetet sociale lidhur me ngjarjet në Ukrainë dhe në përputhje me kompetencat e tyre ligjore do të ndërmarrin veprime konkrete për ndjekjen penale të të gjithë autorëve të cilët me njoftimet dhe qëndrimet e tyre publike mbështesin krimin. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme