LEXO EDHE:
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 185 gjoba, ndër të cilat për tejkalim të shpejtësisë 41 gjoba, 5 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 13 për vozitje pa patentë shoferi dhe katër gjoba për vozitës fillestar.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe nëntë masa për përdorimin e celularit, 5 gjoba për automjete teknikisht të parregullta, gjashtë masa për kalim në të kuqe në semafor.