Rritet revolta e punonjësve në administratën publike. Autoritet nuk përfillin kërkesat e tyre për rritjen e pagave të tjera në përputhje me atë minimale, thonë nga Konfederata e Sindikatave të Lira.
Pas një proteste javën e kaluar, KSL po shqyrton organizimin e protestave të reja, ose grevë të përgjithshme të punonjësve të policisë, ndërtimtarisë, energjetikës dhe transportit.
Propozim-amandamentet e Ligjit, për zyrtarët administrativë, të dorëzuara në Kuvend, nga Sindikatat, konsiderohen si manipulim, sepse me të do të rriten pagat për njëqind deri në 200 denarë.
Ata duan të rrisin pikët, në bazë të së cilës do t’u rriten pagat të gjithë punonjësve.
“Ai ligj nuk sjell asgjë të mirë vetëm njëqind deri në dyqind denarë, për pagat e punëtorëve në sektorin publik. Zgjidhja është thjesht neni 88 i ligjit aktual, që thotë se vlera e pikës për llogaritjen e pagave të nëpunësve civilë përcaktohet çdo vit nga Qeveria. Anëtarët e degëve të sindikatave, janë jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe kërkojnë radikalizim. Një radikalizëm që besojmë se së shpejti do të hyjë në ndonjë formë të bashkimit sindikal”, tha Bllagoja Rallpovski – Kryetar i KSL-së.
Rritje të pikëve për të gjitha kategoritë e punonjësve në administratë, kërkojnë edhe nga sindikata e gjyqësorit.
Nga SPOGJ-i paralajmëruan për nesër dhe pasnesër pezullim dy orësh të punës në gjykata dhe institucionet e tjera, si protestë paralajmëruese me qëllim që të plotësohen kërkesa e tyre. / Alsat.mk