LEXO EDHE:
Pas lajmit të publikuar në Alsat ku studentë të Fakultetit të Arteve në UT, akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmeti për presione, bullizëm dhe kërcënime, kjo e fundit përgjigjet me shkrim dhe hedh poshtë akuzat.
“Ndoqa deklaratën e studenteve dhe dekanit! E vërteta është krejtësisht e kundërta dhe ndaj studentit qe deklaron të pavërteta unë kam kërkuar masa disiplinore për shkelje te normave elementare studentore për çfarë udhëheqësia nuk ka marr ende masa konkrete! Nuk kam ne plan te hy ne debat me studente sepse çka kam pasur e kam dorëzuar ne organet kompetente! Mund te them se Universiteti është tempull i shenjte qe eshte bere me gjak, mund, sakrifice dhe unë do vazhdoj ta respektoj me pune e përkushtim! Studentet mund te ankohen se jam e rrepte për studentet që nuk duan të mësojnë dhe kane humbur vitet! Mund te jem e keqe për ata që presin të kalojnë provimet pa mësuar e pa prekur libër me dorë por jo te mveshin gjera te pavërteta si forme presioni apo shantazhi! Institucioni ynë, kriteret, rregullat e Arsimit nuk shkelen dhe nuk do të shkelen kurrë për qefin apo dëshirën e askujt dhe me forma te tilla te presionit apo me sjellje te dhunshme!”, ka shkruar Besiana Mehmeti.