Kuadër i shtetit të robëruar. Kështu lideri i opozitës VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat e ka përshkruar paraqitjen e ministrit të drejtësisë, Nikolla Tupançevski, së bashku me një gjykatës dhe prokurore në ndeshjen e futbollit në Itali, mes kombëtareve të Maqedonisë dhe Italisë, shkruan Alsat.
“Ishte e turpshme të shihje ministrin të përpëlitej disa ditë pas kthimit nga ky mini-turne futbolli… kush pagoi bileta e kush jo. Ka qenë edhe një ish prokurore publike speciale. Kishte edhe një gjykatës. Ju jep një pamje të qartë të shtetit të robëruar. Në mes e keni ministrin e drejtësisë, në të majtë prokuroren, në të djathtë gjykatësin…dhe mbi të gjithë është i fuqishmi që ua mundësoi këtë”, tha Mickoski./Alsat.mk