Ish puonjësit në çerdhe dhe shkolla mbështesin fuqishëm grevën e paralajmëruar nga SASHK-u. Në një anketë për Alsat ato thanë se profesionet në fjalë të veçanta prandaj edhe pagat duhet të kishin rritje të vazhdueshme e posaçërisht zbatim të Marrëveshjes kolektive. Madje, ato shprehin gatishmërinë për tu kujdesur për fëmijët në shtëpi në rast se u kërkohet, shkruan Alsat.
“Meritojnë më shumë se është angazhim i madh, vet kam punur 43 vjet në arsim dhe e di se sa është obligim. Tash edhe më rëndë është, ne e kemi kaluar një kohë pak më ndryshe, tash është më rëndë”, ish mësuese
“Unë nuk kam por nëse do të më kishte kërkuar dikush prej fqinjëve sigurisht që do të isha kujdesur. Të punosh në çerdhe është përgjegjësi e madhe, mua më vjen shumë keq për koleget e mia. Kujdestaret janë shumë keq me paga, që prej më herët, tani edhe edukatoret në gjendje të njejtë, mos ta flasim për personelin teknik”, ish edukatore
“Në baz bazë të çmimeve edhe jetesa që është bërë shumë e vështirë edhe arsimi besoj se ka të drejtë”, qytetare
“I mbështes në çdo rast. Ata edukojnë fëmijët dhe nipërit tanë. Nëse mësimdhënësit nuk shpërblehen aq sa meritojnë atëherë gjithçka është e kotë”, qytetar
Ndërkohë nxënësit janë të ndarë nëse të hënën do të shkojnë në shkollë ose jo.
“Ne kemi me shku por arsimtarët nuk kanë me qenë në klasë edhe pa arsimtarët mësimi nuk mbahet”, nxënës
“Na kanë thënë me shku në shkollë të hënën. Kush ju ka thënë? Kujdestarja dhe mësueset. A nuk do të mbajnë grevë? Nuk e di, nuk ka kanë informuar për grevën”, nxënës
“Mendoj se mësueset na thanë që më 11 prill nuk do të shkojmë në shkollë. Mendoj se nuk do të shkojmë derisa t’u japin pagë”, nxënës
“Të hënën a do të shkosh në shkollë ose jo? Nuk e di nuk jemi të sigurtë por besoj se jo”, nxënës
“Mendoj se do të dalin në grevë por mësuesja akoma nuk na ka lajmëruar”, nxënës
Të hënën, në grevë do të dalin punonjësit e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme për rritje të menjëhershme të pagave për 18.4 %. /Alsat.mk