Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta.
Gazeta Shqiptare siguron foton ekskluzive të Kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledion Sulkuqi.
Ende nuk është bërë i ditur identifikimi i autorëve që goditën barbarisht në mes të qytetit Sulkuqin, vetëm 100 metra pranë drejtorisë së policisë.
Burimet bëjnë me dije se Sulkuqi, ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital ku po merr trajtimin mjekësor përkatës. Nga burimet gjithashtu mësohet se Sulkuqi ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Nuk është zbuluar ende asnjë pistë se përse është dhunuar zyrtari, nëse kjo lidhet me postin e tij apo me ndonjë konflikt personal. Sakaq, policia nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar sa i përket ngjarjes së rëndë në Elbasan.