Pas 6 ditësh, polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 10-vjeçarit S.Laska i cili u mbyt të martën e javës që lamë pas në ujërat e Lumit Fan në Mirditë.
Përgjatë 6 ditëve kërkimet përgjate lumit dhe Hecit të Repsit nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Në terren tashmë ndodhen vetëm policia lokale FNSH, zjarrëfikësit dhe banor të zonës të cilët po monitorojnë brigjet e lumit.