Hetohet denoncimi për prokurorët, Ajro dhe Bubevski mohojnë akuzat

 

Prokuroria e udhëhequr nga Vilma Ruskovska, po heton pretendimet e Avokatit të Shtetit dhe ka hapur një procedurë para hetimore për prokurorët Artan Ajro dhe Gavril Bubevski, si dhe për ish-hetuesin e Prokurorisë Speciale Arafat Muaremi. Kjo vjen pasi Prokuroria ka ngritur të hënën kallëzim penal kundër tyre për bashkim kriminal, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, dhe punë të pandërgjegjshme në rastin Trust, gjegjësisht se kanë pranuar si garanci pasurinë, që më parë ka qenë nën hipotekë. Ata i mohuan akuzat.

“Në rastin “Trust”, në të cilin kemi vepruar si prokurorë kompetentë publikë, kemi marrë të gjitha masat dhe aktivitetet në juridiksionin tonë. Detyra e prokurorisë është të lokalizojë fitimin pronësor, të kërkojë nga gjykata ta ngrijë atë dhe në përfundim të procedurës gjyqësore të propozojë konfiskimin e saj”, thuhet në deklaratën e prokurorëve Ajro dhe Bubevski.

Avokati i Shtetit ka reaguar duke thënë se prokurorët nuk kanë prova konkrete se kanë vepruar drejt.

“Në deklaratën e tyre, prokurorët nuk kanë shpjeguar pse nuk kanë ndërmarrë asnjë masë kur është konstatuar se prona nuk ishte e Transmetit, dhe pse nuk kanë propozuar konfiskim të zgjeruar ndaj personave të tretë në atë kohë. Çfarë bënë ata për të parandaluar kjo që tani ndodhë? Çfarë provash ofrojnë ata në mbështetje të pretendimeve të tyre?”, njoftojnë nga Avokatura e Shtetit.

Për të njëjtin rast procedohet lëndë edhe ndaj Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa. Drejtoria e Policisë Financiare, ku është drejtor Arafat Muaremi, ka hapur një rast kundër Avokatit shtetëror aktual për të hetuar lidhjet e dyshuara mes tij dhe Koçanit. Sipas të përjavshmes “Fokus”, nën llupën e Drejtorisë gjendet një pronë në Butel, e cila ka qenë në pronësi të kushëririt të Koçanit, dhe pronari i ri dyshohet se ia ka dhuruar Avokatit të Shtetit. Në kallëzimin penal, Avokatura e Shtetit thekson se prokurorët kanë konfiskuar pronën e Transmetit, pjesa më e madhe e së cilës tashmë ishte dhënë në hipotekë, gjegjësisht se e kishin marrë bashkë me të gjitha borxhet e kompanisë. Edhe pse në një procedurë civile Avokatura e Shtetit ka kërkuar që të fshihen borxhet e “Transmet”-it, përgjigja nga Gjykata Civile ka qenë se është dashur të kërkohet nga një prokuror në procedurë penale. Është konfiskuar prona prej mbi 17 milionë euro, por të gjitha paratë duhet t’u kthehen bankave apo kompanive. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme