I vuri zjarrin pronës shtetërore, arrestohet 59-vjeçari nga Gjirokastra

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 59-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Uniformat blu kanë vendosur në pranga Ilber Muhametin i ka vendosur zjarrin një prone shtetërore me qëllim hapjen e kullotave të reja në fshatin Plesat të Gjirokastrës.

Policia e Gjirokastrës:

Ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme