KPA pranon shumicën e provave të Elisabeta Imerajt, në seancën e Vettingut

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pranuar shumicën e provave të kërkuara nga Elizabeta Imeraj ne seancën e një dite më parë. Sipas vendimit të marre nga KPA, kolegji ka vendosur te administroje te gjitha provat e kërkuara, me përjashtim te provave me deshmitare, si dhe kerkesa te reja per hetimet qe jane ne vijim. Ne te treja kriteret e rivlerësimit Imeraj ka kerkuar hetim te plote, per transparencen e procesit, pasi sipas saj, e shprehur ne seancat e mepareshme publiku duhet te kete dijeni per cdo detaj te ceshtjes. KPA vendosi sot te marre provat e administruara nga Imeraj, dhe kofirmoi dhe nje here qendrimin e mbajtur dhe me pare ne rang ligjor, se gjetja konsiderohet prove ne proces, e cila shqyrtohet ne unitet ne provat e tjera.

Me date 20.04.2022 pritet seanca e radhes per prokuroren Elizabeta Imeraj, procesi i te ciles u be mjaft i ndjekur sidomos per pretendime qe lidhen me sjellje te komisinereve ne konflikt interesi.

Ne pritje te zhvillimit te seancës per prokuroren Elizabeta Imeraj,  sot KPA mendohet te konkludoje me pranimin ose jo te provave te kerkuara nga prokurorja.

Ne seancat e mepareshme gjyqesore prokurorja Elizabeta Imeraj ka parashtruar pretendimet e saj, duke argumentuar dhe parregullsi ne lidhje me procesin e apelimit. Elizabeta Imeraj njihet si nje prokurore e hekurt qe ka hetuar ceshtje te medha dhe eshte perballur me politiken, krimin e organizuar. Njihet si prokurorja qe arrestoi 9 persona per terrorizem.

Gjate seancave ne KPA prokurorja eshte shprehur: Une vij ketu me nje vendim konfirmimi ne detyre, por per hir te transparences, si dhe besimit tek publiku I kerkoj kesaj trupe hetim te detajuar për çdo pretendim të ngritur.

Nga ana tjetër prokurorja Elizabeta Imeraj beri me dije se ne procesin e saj te rivlerësimit është përdorur nje akt i falsifikuar qe ka shërbyer si shkak ankimini. Nga ana tjetër vete prokurorja tregon se përveç kërkimeve institucionale ka kërkuar hetime ne prokurori per te evidentuar çdo akuze të ngritur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme