“Ukraina është vendngjarje krimi!”/ Masakrat në Bucha tronditën botën, Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale viziton qytetin

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, vizitoi sot qytetin ukrainas të Bucha, duke u thënë gazetarëve: “Ukraina është një skenë krimi”.

Gjykata e Hagës po heton krimet e mundshme të luftës të kryera nga forcat ruse gjatë konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

‘ICC’ ka “baza të arsyeshme për të besuar se po kryhen krime brenda juridiksionit të gjykatës”, tha Khan, raporton AFP.

‘Duhet të ‘çajmë mjegullën’ e luftës për të arritur tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm’.

Khan tha se një ekip mjeko-ligjor i ICC-së ishte vendosur të punonte “në mënyrë që të mund të sigurohemi vërtet që të ndajmë të vërtetën nga trillimi”.

Khan u takua me prokuroren e përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova në kryeqytetin Kiev, tha ICC.

Ata ranë dakord që “thellimi i angazhimit dhe forcimi i mëtejshëm i partneriteteve” ishte “vendimtar për dhënien e përgjegjësisë” për krimet e mundshme ndërkombëtare të kryera në Ukrainë, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme